×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Mbytet një 20-vjeçar në plazhin e Velipojës

    Insajderi
    25 July 2023 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një i ri humbi tragjikisht jetën këtë të martë në plazhin e Velipojës, pasi u mbyt teksa lahej në det.

    Klan Tv raporton se viktima është një djalë 20-vjeçar nga Shkodra.

    Ai mësohet se doli në gjendje të rëndë nga uji dhe u transportua me ambulancë drejt qendrës shëndetësore të Velipojës.

    Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e parë, ai nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark