Insajderi
Botë

Mbytet një varkë me 90 emigrantë në Malajzi, një i vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Insajderi
09 November 2025 - 14:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbytet një varkë me 90 emigrantë në Malajzi, një i vdekur dhe dhjetëra të zhdukur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një varkë e cila po lundronte në ujërat pranë kufirit Malajzi-Tajlandë, është fundosur. Si pasojë e kësaj ka humbur jetën një person.

Në varkë ndodheshin 90 emigrantë, ku dhjetra prej tyre janë zhdukur, ndërsa kërkimet për gjetjen e tyre kanë filluar.

Mediat e huaja shkruajnë se operacionet e kërkim-shpëtimit kanë shpëtuar deri më tani gjashtë persona. Sipas autoritetetve malajzeze varka po transportonte emigrantë drejt vendeve të tjera.

Shefi i policisë në shtetin verior të Kentit, Anjli Abu Sa, ka thënë se varka u zbulua tre ditë më parë, ndërsa po transportonte një numër të lartë emigrantësh.

Shtetësia e viktimës nuk është zbuluar ende, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur më shumë rastin tragjik, i cili i mori jetën një personi./Dosja.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark