Një person është arrestuar në Deçan dje pasi dyshohet se me pushkë gjuetie e ka mbytur një qen endacak.
Policia ka njoftuar se arma me shtatë fishekë është konfiskuar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.