×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mbytja e anijes në brigjet greke, shkon në 80 numri i viktimave, mbesin të zhdukur rreth 500

    Insajderi
    19 June 2023 - 17:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe dy trupa të tjerë u gjetën në Pylos, pranë vendit të mbytjes të anijes me emigrantë disa ditë më parë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 80.

    Trupat e pajetë u mblodhën nga një mjet lundrues në det të hapur të Rojës Bregdetare dhe po transportohen në Kalamatë për të kryer autopsinë.

    Në pikën ku ndodhi mbytja e anijes me emigrantë kërkimet vijojnë, ndërsa deri më tani janë shpëtuar rreth 108 persona, nga mbi 500 që kanë qenë në total.

    Theksohet se shkaqet e mbytjes së anijes do të hetohen nga një komitet i BE-së, i cili do të kërkojë të gjitha bisedat e regjistruara mes Qendrës së Përbashkët të Kërkim Shpëtimit me rojet e portit që veprojnë në vendngjarje, si dhe me anijet që lundrojnë aty.

    Kujtojmë se në bord ka pasur rreth 700 persona, 104 prej tyre janë shpëtuar ndërsa 80 janë raportuar të vdekur. Trupat e mbi 500 emigrantëve ende nuk janë gjetur.​​​​​​

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark