McCain: Marrëveshja për Sirinë inkurajon agresionin e Rusisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    McCain: Marrëveshja për Sirinë inkurajon agresionin e Rusisë

    Insajderi
    14 February 2016 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marrëveshja për Sirinë po i hap rrugë sulmeve ndaj Aleppos edhe për një javë, ka thënë senatori amerikan John McCain.

    Senatori amerikan, John McCain ka kritikuar fuqishëm marrëveshjen për ndalimin e veprimeve ushtarake në Siri për një jave, të cilin qeveria e tij e ka arritur me Rusinë, duke thënë se ai vetëm do ta inkurajojë agresionin e Moskës zyrtare, raporton Al Jazeera.

    “Të jemi të sinqertë në lidhje me atë se çka nënkupton ajo marrëveshje – ajo lejon vazhdimin e sulmeve mbi Aleppon edhe për një javë. Marrëveshja detyron grupet që të ndalin luftimet, por lejon Rusinë që të vazhdojë bombardimin e terroristëve, të cilët i quajnë ata, ku përfshihen edhe civilët”, ka thënë McCain, njëri prej Republikanëve kryesor dhe kreu i Komitetit të Senatit për forcat e armatosura.

    “Nëse Rusia apo regjimi i presidentit sirian Bashr Al-Assad shkelin marrëveshjen, cilat janë pasojat? Nuk mendoj se janë marrë parasysh”, ka thënë ai në konferencën e sigurisë në Minhen, transmeton agjencia AFP

    Diplomacia në shërbim të agresionit ushtarak

    Grupi për mbështetjen e Sirisë, ku përfshihen 17 shtete përfshirë edhe Rusinë e SHBA-të, kishte arritur të premten marrëveshje për “ndalimin e veprimeve ushtarake” në Siri për një afat prej shtatë ditësh dhe dërgimin e ndihmës humanitare te të ngujuarit rreth qyteteve siriane.

    Kritikët e kësaj marrëveshje tregojnë se nuk përfshihen grupet si Shteti Islamik dhe Al-Qaida apo Al-Nusra, e cila i jep hapësirë Rusisë që të vazhdojë me sulmet për të cilat mbrohet se janë të drejtuara kundër këtyre grupeve.

    McCain deklaron se nuk është e rastësishme që presidenti rus, Vladimir Putin ka zgjedhur pikërisht këtë moment për arritjen e kësaj marrëveshjeje për Sirinë.

    “Atë film e kemi parë në Ukrainë. Rusia ndërmerr ofensivën ushtarake, krijon një realitet të ri në terren, arsyetohet me mohimet dhe dërgimin e ndihmave humanitare për çasje në bisedime, arrin marrëveshjen e cila i konfirmon të bërat në terren dhe pastaj vendos se kur do të organizojë sulmet e radhës. E gjithë kjo quhet diplomaci në shërbim të agresionit ushtarak dhe jep rezultate për shkak që ne i lejojmë ato”, ka thënë McCain./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark