McCain: Vazhdimi i dialogut kërkon guxim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    McCain: Vazhdimi i dialogut kërkon guxim

    Insajderi
    10 April 2017 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, ka thënë se duhet të kihet guxim që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë

    “Duhet të keni guxim që dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë”, është shprehur McCain, gjatë një konference për media, pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Serbisë, Alenksandar Vuçiqin.

    Megjithatë, mediet në Beograd citojnë senatorin amerikan ta ketë thënë se Serbia ka rol vital në rajon.

    “Serbia luan një rol vital si një ‘forcë e pajtimit’ dhe të ekonomive kryesore të regjionit”, ka thënë të hënën në Beograd McCain, shkruan Tanjug.

    “Jam i sigurt që presidenti e di mënyrën që të ketë progres të mëtutjeshëm në këtë rrugë, duhet të ketë më shumë punë”, ka shtuar McCain.

    Ndërsa kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për vizitën e McCain është shprehur i kënaqur duke e cilësuar si një “drekë pune të suksesshme”, duke shtuar se biseda kishte shkuar në tri drejtime.

    “Së pari, problemi i mbajtjes se stabilitetit në regjion. Së dyti, relacionet tona bilaterale. Së treti, pjesëmarrja e Serbisë në ngjarjet globale dhe pozita jonë në çështjet e rëndësishme botërore”, ka thënë Vuçiq./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark