×
  • Sport
  • Sport

    McManaman: Real Madridi mbrohet si 10 vjeçarët

    Insajderi
    07 April 2016 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish lojtari i Real Madridit, Steve McManaman, ka kritikuar mbrojtjen e Real Madridit duke thënë se Ramos e Pepe luanin si po të ishin 10 vjeçar, derisa ka mbrojtur Zinedine Zidanin.

    “Ata ishin shumë të dobët në këtë ndeshje. Duke krahasuar ndeshjen e së shtunës, Reali me të vërtetë ishin shumë shumë dëshpërues në natën e Championsit”, ka thënë Steve McManaman.

    “Danilo dhe Marcelo gjendeshin kudo nëpër fushë thuajse nuk njohin pozicionin e tyre, derisa Pepe e Ramos dukeshin sikur nuk kanë luajtur kurrë së bashku. Ata mbroheshin se 10 apo 12 vjeçarët”, shtoi ish lojtari i Los Blancos.

    “Zidane nuk është fajtori në këtë mbrëmje. Ai hodhi në fushë të njëjtën skuadër si ndaj Barcelonës, me ndryshimin e vetëm Danilon. Ai u tha atyre bëjeni atë që bëtë të shtunën. Ende s’po më besohet”, ka përfunduar McManaman. /Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark