Qeveria e Kosovës ka miratuar dje Projektligjit për Liritë Fetare, ku është përkufizuar edhe formimi i bashkësive të reja fetare, shkruan Gazeta Insajderi.
Neni 7 i këtij projektligjit, thotë se një bashkësi e re mund të formohet me të paktën 100 anëtar, të cilët duhet të jenë shtetas të moshës madhore.
Sipas këtij projektligjit, kjo bashkësi duhet të ketë qëllimi, parime dhe pasurinë që e posedon, shkruan Insajderi.
Më poshtë gjeni Nenin 7 të Projektligjit për Liritë Fetare
1. Bashkësitë fetare nuk janë të detyruara të regjistrohen dhe të pranojnë statusin e personi juridik kundër vullnetit të tyre.
2. Në Republikën e Kosovës mund të regjistrohen edhe bashkësi të reja fetare, nëse i plotësojnë kushtet e mëposhtme:
2.1. Të paraqesë në Zyrë kërkesën për regjistrim nga një përfaqësues i autorizuar;
2.2. Me rastin e themelimit të kenë të paktën njëqindë (100) anëtarë, shtetas të moshës madhore të Republikës së Kosovës;
2.3. Të paraqesë një përfaqësues të autorizuar për qëllim të kontakteve të tij me autoritetet publike;
2.4. Të paraqesë qëllimin dhe aktivitetet e bashkësisë fetare;
2.5. Të paraqesë parimet bazë të besimit të bashkësisë fetare;
2.6. Të paraqesë pasurinë që e posedon dhe qëllimin e përdorimit të saj.