
Gjykata e OKB-së për krime lufte ka marrë vendim se gjyqi për liderin e Partisë Radikaliste Serbe, Vojislav Sheshelit, do të mbahet me 31 mars.
Ky vendim i marrë në Hagë, do të thotë që autoritetet në Beograd do të duhet të arrestojnë Sheshelin, vetëm disa javë para se të mbahen zgjedhjet e ardhshme qendrore në Serbi, raporton Insajderi.
Shesheli u lirua përkohësisht nga gjykata e krimeve të luftës të OKB-së në Hagë, në nëntor të vitit 2014 për trajtimin e kancerit, deri në vendimin përfundimtar.
Ai akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera në vitet 1991-94 kundër jo-serbëve në Bosnjë, Kroaci dhe Vojvodinë.
Pas marrjes së vendimit të sotëm, ai u shpreh shumë i sigurt në fitoren e tij pas 31 marsit.
“Ky vendim nuk më intereson mua. Do ta mundë Hagën bindshëm, pas 12 viteve mashtrim mbi mua”, tha ish-anëtari i parlamentit serb, transmeton “Ballkan News Beat”.
Ai ka kaluar tashmë mbi 10 vjet në paraburgim në Tribunalin Ndërkombëtar të Krimeve në Ish-Jugosllavi.