
Një veturë zyrtare me tabelat “3Z-106-03” e tipit Passat ka kaluar kufirin në Han të Elezit dhe ka hyrë në Maqedoni, të shtunën para dite raporton Insajderi.
Insajderit i janë dërguar fotografi dhe video që tregojnë udhëtimin e veturës drejt shtetit fqinj – Maqedonisë të shtunën para dite.
Vetura me regjistrim 3Z-106-03 është parë duke kaluar doganën. Ajo e kishte targën vetëm në pjesën e përparme.
Kryeministri Isa Mustafa, kishte marrë vendim që ndalonte përdorimin e veturave jashtë orarit të punës. Megjithatë, veturat e shtetit nuk janë ndalur asnjëherë. /Insajderi.com