×
  • Lajme
  • Lajme

    Me afrimin e rezultateve definitive të zgjedhjeve në SHBA, Serbia “e ndërron pllakën”

    Insajderi
    05 November 2020 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rezultatet e zgjedhjeve amerikane po monitorohet nga afër edhe nga Serbia. Autoritetet në Serbi deklarojnë se kishin bashkëpunim të mirë me administratën e Donald Trump-it dhe shpresojnë që ky bashkëpunim i mirë të vazhdojë, “kushdo që të fitojë këto zgjedhje”, edhe pse ministri i jashtëm i Serbisë, Daçiq ka bërë thirrje publike për serbët në SHBA të votojnë për Trump-in.

    Pasi presidenti i Serbisë, Vuçiq nënshkroi marrëveshjen në Uashington në fund të fushatës presidenciale amerikane, Beogradi e sheh administratën e mëparshme të Donald Trump si miqësore.

    Në pritje të rezultateve të zgjedhjeve SHBA, kryeministrja Ana Bërnabiq shpreson për një bashkëpunim të mirë me Amerikën, duke theksuar se “kushdo që fiton do të jetë partneri i Serbisë” dhe Serbia do të përpiqet, siç thotë ajo, “të azhurnojë atë që është bërë deri më tani me administratën e Donald Trump-it.

    “Ne kemi një komunikim vërtetë të shkëlqyeshëm me ekipin e presidentit Trump, por gjithashtu presidenti Aleksandar Vuçiq e njeh mirë dhe personalisht z. Biden, kështu që do të shohim. E jona është të ruajmë interesat e Serbisë, këto interesa duhet të kenë një komunikim dhe bashkëpunim më të mirë me Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark