×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Me cilat shtete bashkëpunoi Izraeli për t’ia rrëzuar armët Iranit? Flet zëdhënësi i ushtrisë izraelite

    Insajderi
    14 April 2024 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Izraeli po “punon ngushtë” me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën, tha zëdhënësi ushtarak izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari, duke shtuar se të tri shtetet “vepruan sonte” gjatë sulmeve iraniane.

    “Ne po punojmë ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën që vepruan sonte. Ky partneritet ka qenë gjithmonë i ngushtë, por sonte u shfaq në një mënyrë të pazakontë”, tha Hagari, raporton CNN, përcjell Gazeta Insajderi.

    Ushtria izraelite tha të dielën se “99%” e më shumë se 300 predhave të gjuajtura në Izrael nga Irani” janë kapur.

    Vetëm “një numër i vogël” raketash balistike arritën në territorin e vendit, njoftoi Hagari.

    Raketat balistike të mbetura, raketat e lundrimit dhe të gjithë dronët u kapën përpara se të arrinin në territorin izraelit, shtoi ai.

    Rreth 170 dronë, më shumë se 30 raketa lundrimi dhe më se 120 raketa balistike u lëshuan në Izrael nga Irani, tha ai. Sipas tij, shumica dërrmuese janë kapur nga Forcat Ajrore izraelite dhe partnerët izraelitë.

    Raketat balistike që arritën në Izrael ranë në bazën ajrore Nevatim në Izraelin jugor, tha Hagari, duke shtuar se ato shkaktuan vetëm dëmtime të lehta strukturore. Baza po funksiononte dhe po vazhdonte operacionet e saj pas sulmit, me avionë që vazhdonin ta përdornin bazën, shtoi ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark