×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Me Diagnozë “Lodhje” pacienti referohet të trajtohet në Emergjencë

    Insajderi
    19 March 2023 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me diagnozë lodhje një pacient është referuar për në Qendrën Emergjente në QKUK.

    Një qytetar kërkoi ndihmë gjatë ditës së sotme në një nga Qendrat e mjekësisë familjare në Fushë Kosovë. Ai u paraqit me anamnezë lodhje dhe plogështi.

    Mjekja që e ekzaminoi ia mati tensionin e gjakut i cili rezultoi pothuajse me parametra normal 130/90 dhe me oksigjen normal 97 për qind.

    Por për mjeken e përgjithshme që e ekzaminoi pacientin këto parametra ishin të mjaftueshme që ta referonte atë në reanimacionin e Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Pacienti është paraqitur në reanimacionin e Emergjencës së QKUK-së me këtë udhëzim dhe i njëjti është transferuar në dhomën e internos për t’u trajtuar më tutje, i ka treguar një burim Gazetës Shneta.

    Referimet ose udhëzimet e pacientëve nga mjekësia e nivelit parësor dhe dytësor për në QKUK si nivel tretësor, pa indikacione të qarta ose të mjaftueshme po vazhdon të shkaktoj mbingarkesë në Qendrën Emergjente.

    Në këtë qendër brenda ditës pranohen dhe trajtohen mesatarisht 250 pacientë, derisa brenda një viti numri i pacientëve të trajtuar shkon deri mbi 60 mijë qytetarë. /Gazeta Shneta/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark