Dua po vazhdon qëndrimin e saj në Tiranë.
Pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, Dua Lipa dhe ekipi që po e shoqëron janë takuar edhe me Erion Veliaj, kryebashkiakun e Tiranës.
Dhe, Veliaj iu ka bërë edhe dhurata derisa nuk ka munguar edhe ajo për nënën e Duas.
Kryetari i Tiranës kur i ka dhënë dhuratën edhe e ka komplimentuar Anesa Lipën duke i thënë: “Më e mirë e ëma, se sa e bija”.
Përndryshe, bashkë me Duan sot ishte edhe i dashuri i saj, Anwar Hadid vëllai i motrave Bella dhe Gigi Hadid.