×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Më e sigurt kur ndjek pasionin e saj në alpet e vrazhda, sesa kur ecën rrugëve”

    Insajderi
    30 September 2022 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pas sulmit seksual ndaj alpinistes kosovare Mrika Nikçi. Sipas Halimit ajo është më e sigurtë kur ndjek pasionin e saj në alpet e vrazhda, sesa kur ecën rrugëve të qyteteve tona.

    Halimi u ka bërë thirrje institucioneve që të ndërmarrin gjithçka që është në domenin e tyre, për t’i bërë rrugët, qytetet e shtetin e Kosovës vend të sigurtë.

    “Rasti i sotëm i sulmit të tmerrshëm ndaj alpinistes Mrika Nikçi na rikthen edhe një herë në kujtesë se sa është e cënueshme siguria e vajzave tona. Madje edhe një alpiniste e cila pushton maja e lartësi të rrezikshme duke ngritur kësisoj emrin e shtetit tonë në botë; ironikisht, është më e sigurtë kur ndjek pasionin e saj në alpet e vrazhda, sesa kur ecën rrugëve të qyteteve tona. Natyrshëm, asaj nuk i mungoi guximi as tani për ta raportuar këtë sulm të tmerrshëm, që e pamë edhe me figurë, i cili po nuk mori dënimin e merituar, kushedi nga sa raste të tjera mund të pasohet. Institucionet tona të ndërmarrin gjithçka që është në domenin e tyre, për t’i bërë rrugët, qytetet e shtetin e Kosovës vend të sigurtë”, ka shkruar Halimi në Facebook.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark