Takimi i mbajtur sot nga Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës, nuk ka shkuar në rrethana të zakonshme e sipas planit.
Gazeta Insajderi mëson se kryetari i degës regjionale në Prizren, Hajrip Krasniqi, ka goditur me shishe dhe e ka sharë kryetarin e degës regjionale të Gjakovës, Ergjyment Barbullushi.
Insajderi ka kontaktuar me Barbullushin dhe i njëjti konfirmoi ndodhinë në fjalë.
Ai tha se pikënisja e kësaj përplasje ishte axhenda e takimit të tyre, me të cilën ishin pajtuar 4 degë.
Krasniqi ishte nervozuar meqë rast e kishte goditur me shishe Barbullushin.
Ai tha për Insajderin se nuk ka pranuar trajtim mjekësor, por ka konsumuar një “paracetamol” që t’i harrojë fjalët e thëna.
“Po, po, është e vërtetë që më ka goditur me shishe, ka desht mem mbyt mu mem lendu. Nuk ka qenë i pajtimit për mbledhjen me axhenden qe e kemi propozu 4 dege të qyteteve, s’ke i pajtimit me shau me nanë edhe me gjujti. Nuk kam pranu trajtim mjekësor, nje paracetamol e kam pi”, tha Barbullushi për Insajderin.
Në anën tjetër Insajderi ka kontaktuar edhe me kryetarin e degës regjionale të Prizrenit, por, deri më tani nuk ka kthyer përgjigjie