×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Më kanë përplas për toke”- Banori rrëfen momentin kur xhandarmeria serbe bastisi disa shtëpi shqiptare në Bujanoc dhe Zarbincë

    Insajderi
    06 March 2023 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, forcat policore të Xhandarmërisë serbe, pa asnjë paralajmërim janë futur dhunshëm në shtëpinë e familjes Sefedini në Bujanoc dhe Zarbincë.

    Siç bënë të ditur kryefamiljari, Hajrush Sefedini, xhandarët serbë kanë hyrë në shtëpinë e tij rreth orës 06:05h, duke demoluar derën e hyrjes.

    “Ka qenë ora 06:05h minuta kur njësiti i xhandarmerisë serbe ka hyrë në shtëpinë tonë duke thyer derën e hyrjes. E kanë kërkuar djalin tim, Nadirin, dhe kanë kërkuar armë dhe drogë, gjë që nuk i kanë gjetur” – ka deklaruar kryefamiljari Hajrush Sefedini për median “Luginalajm”.

    Ai tutje ka treguar që përveç bastisjes së dy shtëpive të djemëve të tij në Bujanoc, xhandarët serbë kanë bastisuar edhe disa shtëpi të familjarëve të tij në Zarbincë, por njëkohësisht kanë bastisur edhe objektin e shkollës në ketë fshat të Malësisë së Bujanocit.

    “Kanë hy edhe tek shtëpitë e tona në Zarbincë, pa qenë askush aty, por kanë hy edhe objektin e shkollës së fshatit tonë” – tregoi kryefamilari Sefedini.

    Ai ka deklaruar që djalin të cilin e kërkuan pjestarët e Xhandarmerisë serbe, aktualisht ndodhet në Zvicër për punë.

    “Djalin nuk e kam këtu, është në Zvicër, ka shku me punu. Sot niset për shtëpi. Me pas punu me drogë nuk kish shku me punu atje” – tha Sefedini.

    Tutje, Sefedini i irituar tha se, pse Xhandarët serbë, u futën në ketë mënyrë pa paralajmërim?!

    “Kanë mundur të vijnë kur të dojnë, me na paralajmëru, ne këtu jemi, e jo me mi trishtuar anëtarë e familjes” – shtoi Sefedini.

    Sipas Hajrush Sefedinit, Xhandërmeria serbe i ka marrë pistoletën me dokumentacion të tij dhe të djalit, dhe asgjë më shumë nuk ju kanë thënë.

    Ajo që kishte mbetur pas bastisjes, ishin dyert e thyera, mobiljet e hapura dhe anëtarët e familjes të trishtuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark