"Më kapi për fyti" - Rrahje fizike në mbledhjen e Vetëvendosjes, aktivisti denoncon publikisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Më kapi për fyti” – Rrahje fizike në mbledhjen e Vetëvendosjes, aktivisti denoncon publikisht

    Insajderi
    12 June 2022 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dega e Vetëvendosjes në Prizren pasi humbi qeverisjen në këtë qytet siç duket po përballet me probleme.

    Një nga aktivistët e VV-së në këtë qytet Albion Kryeziu përmes një postimi në Facebook ka shprehur pakënaqësitë e tij për problemet që po ndodhin në pikën në Ortakoll.

    Ai ka treguar se është penguar nga ish sekretari i qendrës, Karanfil Haxhillari,, dhe siç thotë për me tepër është sulmuar fizikisht dhe kapur për fyti.

    Postimi i tij i plotë:

    Si Aktivist që kam kontribuar në Levizjen VETËVENDOSJE, për më shumë se pesë vjet, besoj që e gëzoj të drejtën e plotë ti shpreh pakënaqësitë e mija në lidhje me këtë strukturë. Pikërisht për këtë arsyje sonte doja të ta shrytëzoj këtë të në mbledhjen e ristrukturimit së pikës se Ortakoll.

    Fatkeqësisht u pengova nga ish sekretari i qendrës Karanfil Haxhillari. Për me tepër se pengesë, ai eskaloj duke më sulmuar fizikisht e duke më shtrenguar në fyt. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto ai madje edhe më kërcënoi, “e sheh ti kur të takohemi”!

    Përmes këti postimi kërkoj nga komisjoni displinor i Lëvizjes që të merret me rastin e të mos lejoj gjërat të tilla këtyre individëve që sjelljen si bandita dhe jan arsyjet e humpjes së Prizrenit në zgjedhje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark