“Me kë do t’i qaj hallet e dertet”, Sabri Fejzullahu i pikëlluar për vdekjen e cimës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Me kë do t’i qaj hallet e dertet”, Sabri Fejzullahu i pikëlluar për vdekjen e cimës

    Insajderi
    27 March 2021 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje aktori i mirënjohur i humorit shqiptar Rasim Thaçi-Cima është ndarë nga jeta. Humoristi ishte në moshën 71-vjeçare dhe po trajtohej nga virusi COVID-19 në Klinikën Infektive.

    Reagimet ishin të shumta nga estrada shqiptare. Të cilët u shprehën të pikëlluar për lajmin e marrë. Sabri Fejzullahu së fundmi ka reaguar në rrjete sociale për humbjen e mikut të tij duke u shprehur i zemërthyer për humbjen e Cimës.

    Ai u shpreh se Cima do t`i mungojë jo vetëm si mik por edhe si njeri me të cilin kishte ‘ndarë hallet e dertet’, derisa iu shprehu ngushëllime edhe familjes së artistit si dhe të gjithë shqiptarëve anembanë.

    Ai postoi edhe një fotogra me humoristin të shkëputur nga njëra ndër skeçet e tyre që kishin marrë pjesë së bashku.

    “Shpejt ike, merre me mend të shkruaj unë për shkuarjen tënde në atë botë. Sa pikëllim e sa dhimbje. Kush do t`i dhurojë jetë, buzëqeshje, dashuri ashti si na dhe ti neve shqiptarëve. Lamtumirë zemra ime”, shkroi Sabriu për mikun e ngushtë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark