×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Me Ligjin e ri – kaq do të paguhen mjekët

    Insajderi
    01 February 2023 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me Ligjin e ri për pagat në sektorin publik, do të këtë lëvizje të pagave edhe në fushën e shëndetësisë.

    Ka qenë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra që ka bërë të ditur rritjen e pagave për disa prej punonjëseve shëndetësor në QKUK.

    E kryeinfermierit në QKUK nga 471 euro në 672 euro, mjekut specialist nga 659 në 1260 euro”, ka thënë Dobra përcjell Insajderi.

    Dobra bëri me dije që ky ligj do të fillojë të zbatohet nga data 6 shkurt.

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024.

    Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe prodhon vlerën e pagës.

    Ligji për Pagat në Sektorin Publik është hedhur në votim dhe miratuar nga deputetët pa e ditur vlerën e koeficientit, e madje edhe është dekretuar si i tillë nga Presidentja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark