Që prej lidhjes me Luanën, këngëtari Adrian Gaxha është treguar diskret për jetën personale.
Madje, këngëtari është shkëputur thuajse tërësisht nga muzika dhe ka shijuar në qetësi lidhjen e tij, e cila është gati për hapa më seriozë. Duket se gjithçka ka shkuar mirë mes çiftit, ndaj dyshja ka vendosur të shpallë shumë shpejt fejesën, siç bëjnë të ditur burime për “Prive”.
Ata do t’i thonin “Po” më herët njëri-tjetrit, por pandemia u pengoi planet dhe fejesa u shty për më vonë.
Megjithatë, diçka është e sigurt. Fejesa e Adrianit dhe Sidorelës do të ndodhë brenda këtij viti, ndaj ne mezi po presim detaje nga ceremonia!