Pas kalimit të Projektligjit për Rimëkëmbje ka reaguar edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Projektligji për Rimëkëmbje kaloi me 64 vota për dhe kjo ka gëzuar Qeverinë por edhe qytetarët e Kosovës të dëmtuar ekonomikisht nga pandemia Covid-19.
Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka qenë ndër njerëzit më të ashpër ndaj opozitës dhe deputetëve që nuk e votonin këtë Projektligj për inate politike, shkruan Periskopi.
Rukiqi thotë “Më në fund” derisa falenderoi 64 deputetët që e votuan në parim Ligjin për rimëkëmbje.