"Me një cakërrim gotash në Gllogjan…", juristi i afërt me Vjosa Osmanin hedhë dyshime për skenar kundër presidentes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Me një cakërrim gotash në Gllogjan…”, juristi i afërt me Vjosa Osmanin hedhë dyshime për skenar kundër presidentes

    Insajderi
    31 March 2023 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Juristi i afërt me Vjosa Osmani Bardhyl Hasanpapaj ka hedhur dyshimet për një skenar kundër Osmanit, përkatësisht rrëzimit të saj nga posti i presidentes. Këtë dyshim ai e lidh me cakërrimin e gotave që kryeministri Kurti bëri me kryetarin e AAK-së në Dukagjin, shkruan Insajderi.

    Hasanpapaj ka ironizuar duke thënë se politika është “elastike” “here knej herë andej”.

    “Politika është elastike, gjithçka mund të ndodh në politikë. Këta kanë mekanizma tjerë me rrëzu njëri tjetrin, me shku zgjedhje, me prish koalicion, me bo partneritet. Me shku në Gllogjan a ku dojnë është liri politike. Me një cakërrim gotash në Gllogjan, kërsiti pozicioni i presidentes. Politika është elastike dhe mund të ndodh çdo gjë, por ligji është statik dhe nuk mundet ta kthejmë sa herë dojmë knej e andej”, ka thënë ai në Kanal 10.

    Ndërkohë kryeministri, Albin Kurti e cilësoi si të jashtëzakonshme atë situatë.

    Nëse e ka fjalën për atë dollinë me kryetarin e AAK-së, ajo ishte në 25 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit. Pra ishte një situatë e jashtëzakonshme. E aty zoti Haradinaj, që ka qenë edhe pjesëmarrës në luftë, ishte edhe i zoti i shtëpisë. Unë kam mundur edhe të mos shkoj por mendoj e do të ishte gabim. Nëse kam shkuar, atëherë është gabim nëse nuk cakërroj gotat”, tha ai në RTV Dukagjini.

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, javëve të fundit i ka dalë goxha në mbështetje shefit aktual të ekzekutivit, sidomos në çështjen për planin evropian.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark