Në paraburgim për rastin ku u konfrontua me të birin e Ismet Osmanit-Currit, biznesmeni kontravers që nga koha e Zvonko Veselenoviqit, Mentor Beiqir është kërkuar në një gjykim tjetër.
Në atë për vrasjen e shkurtit 2021 para “Proper Pizza” në Mitrovice. Çka ndodhi në këtë gjykim? Sa raste tjera, që dihen ne publik, po e presin biznesmenin Beqiri?
Gazeta Insajderi
Edhe gjendet në paraburgim për rastin e para disa javësh ku Mentor Beqiri e i biri i Ismet Osmanit- Currit, Amiri kishin pasur një incident. Lexo raportimin e Insajderit këtu:
Biznesmeni kontravers, Mentor Beqiri ka edhe raste të tjera që dihen në publik.
Ndaj tij rendon edhe akuza për shtytje në vrasje ndaj Kryeinspektorit të Punës në Mitrovicë, Nexhat Fazliu. Lexo raportimet e Insajderit këtu:
Ky biznesmen vite më parë nga raportimi medieve të huaja ishte ndërlidhur me njërin nga liderët e bandave në Veri të Republikës, Zvonko Veselenoviq.
Shiko dokumentarin e InDoks këtu:
Lexo profilin e Mentor Beqirit: https://insajderi.org/profil-kush-eshte-mentor-beqiri-i-permendur-publikisht-si-njeri-i-veselenovicit-per-kontrabande/
Të premten ky biznesmen iu deshtë Gjyqit për diçka tjetër. Ai me pranga në duar u dërgua në Gjyq si dëshmitar për një rast të vrasjes.
Në gjykimin për vrasjen e rëndë të shkurtit të 2021-ës në Mitrovicë, në seancën e sotme u dëgjua në cilësinë e dëshmitarit, Albert Beqiri, pjesë restaurantit “Proper Pizza”, para të cilit kishte ndodhur ngjarja, i cili tha se grupi i “Maestros”, në ditën kritike kishin shfaqur sjellje agresive dhe kërcënuese, pasi të njëjtit kishin qenë edhe të armatosur.
Në këtë rast, Leotrim Selimi ngarkohet për vrasje të rëndë të M.K dhe plagosje të Behar Halilit si dhe ngarkohet për armëmbajtje pa leje. Ndërsa, Bejtë Hasani po akuzohet për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, pasi sipas aktakuzës, me dashje kishte filluar kryerjen e veprës penale të vrasjes ndaj Florim Sadikut, e të cilën nuk e kishte përfunduar.
Në seancën e së premtes, të pranishëm ishin prokurori, dy të akuzuarit Leotrim Selimi dhe Bejtë Hasani me mbrojtësit e tyre Biznesmeni Beqiri si dëshmitar, në lidhje me ngjarjet e natës kritike deklaroi se të dyshuarit kanë gjujt me armë pa kontroll dhe kanë ardhur të bindun për t’i vɾarë.
Beqiri tutje para gjykatësit ka thënë që është i bindur edhe sikur ta kishte pyetur si je i dyshuari do ta nxirrte armen për t’i vrarë, shkruan Jepi zë.
Ndërsa i dyshuar Selimi e ka kundërshtuar duke thënë se sikur të donte të vriste ai kishte qëndruar vetëm gjysmë ore më herët me vllain e Beqirit dhe do ta vriste atë ndërsa aty nuk kishte shkuar me armë.
Beqiri deklaroi se e gjithë ngjarja jashtë kishte ndodhur shumë shpejt dhe kur kishte dalë jashtë lokalit Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 28 tetor 2021 kishte ngritur aktakuzë kundër Leotrim Selimit, Bejtë Hasanit, Valon Ibishit dhe Valmir Selimit.
Të akuzuarit Valon Ibishi dhe Valmir Selimi më 17 nëntor 2021 janë dënuar me nga 700 euro gjobë dhe me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 8 muajsh (secili veç e veç), pasi pranuan fajësinë për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.