×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Ekskluzive: Përplasje mes grupit të “Currit” dhe Mentor Beqirit, Insajderi sjell detaje nga gjuajtja në Graçanicë

    Insajderi
    16 April 2024 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në Graçanicë pasditen e së martës.

    Siç merr vesh Gazeta Insajderi, gjuajtja me armë në Graçanicë ka ndodhur në mes të grupit të Ismet Osmanit- “Currit” dhe biznesmenit kontroverz Mentor Beqiri.

    Burimet policore i kanë thënë Insajderit se i përfshirë në këtë ndjekje me vetura dhe gjuajte me armë është edhe i biri i Ismet Osmanit, Amir Osmani. Ky i fundit ka qenë në ndjekje nga biznesmeni kontroverz Mentor Beqiri.

    Krejt kjo përplasje ka nisur për një borxh prej 10 mijë eurove, për të cilën Mentor Beqiri pretendon se ia ka Amir Osmani. Kjo ka qenë arsyeja pse e ka ndjekur, me ia marrë këtë borxh.

    Amir Osmani ka qenë duke shkuar prej shtëpisë së tij në stacionin në Graçanicë.

    Të dyja veturat në vendin e ngjarjes, sipas burimeve të Insajderit janë në pronësi të grupit të Mentor Beqirit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark