×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Me rëndësi shteti i Kosovës mos me mbetë pa karburante, nuk pyetet për çmim këtë kohë”

    Insajderi
    13 March 2022 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani ka komentuar shtrenjtimin e derivateve në vend.

    I ftuar në InDoks të Gazetës Insadjeri, Berjani ka thënë se me rëndësi është që Kosova të mos mbetet pa karburante.

    Sipas tij jemi në një kohë ku nuk duhet pyetur për çmim, vetëm për sasi.

    “Mua më kanë dredhu një intervistë ku unë kam thënë është koha që ne të kemi derivate e mos ta pyesim sa çmimi dhe prapë po e them këtë fjalë, me rëndësi shteti i Kosovës mos me mbetë pa karburante. Ky rrezik është në Shqipëri, Mal të Zi, Serbi, Greqi çdo kund importuesit tonë janë duke e bërë maksimumin që të mos mbesim pa import të derivateve të naftës. Importuesit gjithashtu nga Shqipëria gjithashtu janë duke e bërë maksimumin që mos të mbesim pa derivate”, ka deklaruar Berjani për InDoks.

    Kreu i Naftëtarëve tregoi se edhe më kë janë duke bashkëpunuar.

    “Rast konkret, kompanitë tona janë duke bashkëpunuar shumë mirë me kompanitë nga Shqipëria, shembull po e marrë Gega Oil, kompani e cila 40-50% e mbulon tregun e Kosovës një bisedë telefonik me të ai tha se kriza është në gjithë globin kjo po reflekton edhe tek ne në regjion”, potencoi ai.

    Çmimet në tregun kosovar janë duke u shtrenjtuar

    Çmimi i naftës dhe benzinës në tregun Kosovar është duke u rritur me ndryshime radikale nganjëherë nga dita në ditë. 8 deri në 10 centë. Çmimet e karburanteve tashmë kanë arritur në mbi 1.60 euro por ka pasur paralajmërime se një 1 litër naftë do të arrijë shifrën e 2 eurove.

    InDoks | Qeveri e dobët përballë mashtruesve të fortë – Dokumentari i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark