Prej disa muajsh lidhja e Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës merr shumë vëmendje në mediat rozë. Konfimrimi nuk ishte aspak në situatë normale pasi Fjolla u detyrua të pranojë lidhjen pasi u arrestua në shoqërinë e biznesmenit. Pasi u lirua dhe më pas u shpall në kërkim ndërkombëtar, Fjolla Morina është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kosovës.
Kur lidhja e tyre po “ziente” në media, reagimi I ish-gruas së Fisnikut bëri goxha bujë. Ajo u shpreh se këngëtarja Fjolla Morina i ka shkatërruar familjen duke I marrë burrin dhe madje nuk mungoi as një mallikim nga gjithë mllefi i saj.
Atyre që deshën shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë,”– tha mes tjerash ajo, duke shtuar ajo se “njeriu qenka më i fortë se guri”.
Nëna e dy vajzave kërkoi që të “mos futeshin në valle njerëz familjarë” duke theksuar se fajet e saj do i marrë vetë mbi sup.
“Marshin atë që meritojnë”– është mallkimi që mesa duket e përndjeku Fjolla Morinën dhe e ‘zuri deri në arrestimin, që iu bë ditën e sotme.
Por Fisniku reagoi menjëherë pas fjalëve të ëish gruas së tij Përmes një postimi të gjatë, ai sqaroi se martesa kishte mbaruar para se të njihej me këngëtaren dhe se ndjehej i lumtur me të, duke e konsideruar si ‘shpirtin e tij binjak’.
“Përshëndetje miq dhe portale të nderuar që jeni duke u marrë me jetën dhe të kaluarën time. Dua t’i them disa fjalë sot që nuk i kam thënë më herët se kam menduar që s’ja vlen të merrem me shpifje dhe fjalë të kota. Ish-martesa ime mori fund kohë më parë, para se Fjolla të bënte pjesë në jetën time. Fatkeqësisht lajmet e kota në portalet tona janë vetëm fjalë të kota dhe më vjen keq për ata njerëz. Ata bile nxorrën edhe 2 fëmijët e mi me foto nëpër faqe të ndryshme. Do të vijë koha kur këta gazetarë jo-profesionista do të ndiqen penalisht për këtë vepra të padrejta. Por e vërteta është kjo: Unë tani kam jetën time dhe jam më i lumtur se çdo herë në jetë sepse kam gjetur shpirtin tim binjak, njeriun e zemrës sime me të cilën se shpejti do të martohemi. Fëmijëve të mi nuk do t’u mungojë asgjë në botë, as dashuria ime dhe as e familjes sime. Të gjithë atyre që flasin dhe paragjykojnë pa dije, iu urojmë që të gjeni edhe ju fatin e jetës që më në fund gjeta unë.”, shkroi Fisnik Syla.
Kujtojme se Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kurorezuan dashurine e tyre ne martese dhe organizuan nje ceremoni perrallore ne Maldive.