“Për’puthen” është shndërruar në formatin televiziv më të ndjekur të momentit.
Konkurrentët e këtij shou po ashtu janë bërë fytyra publike dhe me shumë interes te publiku.
Sezoni i dytë ka muaj që ka përfunduar ndërsa ndjekësit mezi po e presin sezonin e ri.
Tashmë audicionet janë drejt përfundimit dhe mësohet se transmetimi do të nis me 6 shtator.
3 vajza dhe 11 djem janë zgjedhur nga produksioni ndërsa po ashtu është zbuluar se nuk do të ketë ndryshime në format e as në studion televizive.