Më shumë diell në fundjavë, ky është parashikimi i motit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Më shumë diell në fundjavë, ky është parashikimi i motit

    Insajderi
    18 April 2025 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Intervale më të gjata me diell parashihet të ketë ditën e shtunë, sidomos në pjesë perëndimore të vendit.

    Nga pjesë lindore priten më shumë zhvillime të vransirave, që orëve të pasdites më vonë, mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat minimale zbresin deri në 5C e 8C, e maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 18C e 21C. Frynë erë veriore e veriperëndimore, e lehtë dhe mesatare 3-6m/s.

    Intervale më të gjata me diell do të ketë edhe përgjatë ditës së diel, megjithëse kalojnë më vonë më shpesh vransira, por nuk paraqiten kushte për të reshura. Temperaturat shënojnë rritje deri në 23C e 24C. Nga dita e hënë mot më jostabil. Do të ketë intervale me diell, mirëpo orëve të pasdites po paraqiten kushte për zhvillime të rrebesheve dhe bubullima në pjesë të vendit. Temperaturat shënojnë rritje deri në 25C të hënën, e më pas zbresin lehtazi në 19C e 20C. Minimalet luhaten ndërmjet 7C e 10C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 4-10m/s./Mendimi për motin/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark