×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Me shumë rekorde të thyera në vitin 2019, Auto Mita paralajmëron një vit edhe më të madh

    Insajderi
    12 February 2020 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Viti 2019 padyshim se ka qenë vit i rekordeve për kompaninë Auto Mita.

    Me 1,030 vetura të shitura gjatë vitit 2019, Auto Mita ka dëshmuar se vërtet është lider i kësaj industrie.

    Gjatë vitit 2019, në “Prishtina Auto Show”, Auto Mita ka thyer rekord duke arritur t’i shes 50 vetura për vetëm 4 ditë. Gjatë këtij show-i, ishte bërë edhe prezantimi i veturës së parë elektrike, Nissan Leaf.

    Shtimi i 60,000 fansave në faqen e Facebook-ut, shitja e 1,000 njësive të veturës Clio, lansimi i Clio 5 dhe produkti i aprovimit të kredisë brenda 20 minutave – pa pasur nevojë që klienti të shkojë në bankë – kanë qenë gjithashtu në mesin e sukseseve të mëdha të kësaj kompanie.

    Viti 2019 u mbyll duke qenë Auto Mita e vetmja kompani me mbi 1,000 vetura të importuara.

    Përndryshe, Renault Captur edhe për vitin 2019 ka mbetur lideri i të gjithë veturave Crossover në Kosovë, ndërkaq Sandero mbetet vetura më e shitur në Kosovë.

    Padyshim se viti 2020 do të jetë edhe më i suksesshëm për distributorin e autorizuar të veturave, Auto Mita.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark