×
  • Lajme
  • Lajme

    Më shumë se 30.000 raste aktive në Bosnje dhe Hercegovinë

    Insajderi
    04 December 2020 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Bosnjë dhe Hercegovinë në 24 orët e fundit janë shënuar 52 vdekje nga COVID-19 ndërsa 1.215 raste të reja të infektimit.

    Në entitetin e Republikës Serbe, u regjistruan 383 raste të reja të infeksionit dhe 28 vdekje.

    Në Federatën e BeH, 832 njerëz të sapo infektuar u regjistruan dhe 24 njerëz vdiqën.

    U regjistrua një numër më i madh i të shëruarve – 1.462. Tani janë më shumë se 33.000 raste aktive të infeksionit me koronavirus në BiH.

    Nëse rezultatet krahasohen me numrat e djeshëm, sot janë testuar më shumë qytetarë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe numri i të infektuarve ishte më i vogël./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark