Insajderi
Lajme

Më shumë vranësira në fundjavë/ Temperaturat në rënie

Insajderi
16 January 2026 - 21:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Më shumë vranësira në fundjavë/  Temperaturat në rënie
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përgjatë ditës së shtunë vransirat do të mbulojnë pjesën më të madhe të vendit, Herë herë vranësirat largohen për të lejuar rreze dielli të depërtojnë në sipërfaqe. Nuk përjashtohen mundësi që përreth zonave malore të ketë edhe ndonjë rrebesh të dobët dëbore më vonë duke shkuar nga mbrëmja. Temperaturat në rënie, minimalet zbresin në -2C e 2C, e ato maksimale shkojnë deri në 4C e 6C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s.

Me kalimin në ditën e diel, vranësirat parashihet të shpërndahen, e të ketë më shumë kthjellime dhe intervale me diell. Mot stabil me më shumë kthjellime po parashihet ditëve të para të javës vijuese, megjithëse me temperatura të ulëta. Minimalet zbresin deri në -7C e -8C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 3C e 4C. Ditën e mërkurë shfaqen kushte për reshje të dobëta dëbore, ndërkohë që temperaturat po mbesin të ulëta. Frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore e lindore 3-8m/s, nga dita e martë me hove mbi 10m/s./mendimipërmotin/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark