‘Më tha hiqe unazën’, Bardha zbulon pse e la Jed-in në altar - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    ‘Më tha hiqe unazën’, Bardha zbulon pse e la Jed-in në altar

    Insajderi
    19 September 2025 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-konkurrentja e reality-show-t të famshëm “Love is Blind”, Bardha, ka folur për rrugëtimin e saj në program dhe dramën që përjetoi me ish-partnerin libanez, Jed.

    Ajo kujtoi momentet e fundit të historisë së tyre, duke zbuluar se çifti u nda vetëm disa orë para dasmës, pas një sherri të ashpër që ndodhi mes tyre.

    Ajo e la atë në altar, duke befasuar të gjithë të pranishmit.

    Në intervistë, ajo tregoi gjithashtu një episod të papritur: takimin e saj me ish-të dashurën e Jed në një palestër dhe Jed i kishte kërkuar asaj të hiqte unazën e fejesës.

    Pavarësisht ndarjes, Bardha tha se gjatë lidhjes ishte e përkushtuar maksimalisht, duke u kujdesur çdo ditë për Jedin: “Unë gatuaja tri herë në ditë, kujdesesha për të në çdo detaj”, tha ajo në një intervistë për Prive By Liberta Spahiun.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark