Make-up artisti i njohur, Arbër Bytyqi, ka folur për jetën e tij profesionale dhe private.
I ftuar në emisionin “Gjesi”, grimeri kosovar tregoi mjaft gjëra interesnate për veten.
Duke qenë se pesha e tij është diskutuar shumë, Arbër Bytyqi tregoi se ka humbur plot 38 kilogramë.
Ai shtoi se është i lumtur edhe me punën që bënë dhe për këtë u bëri thirrje të gjithëve që të besojnë tek vetja dhe puna do të shpërblehet.
Grimeri Bytyqi gjithashtu foli edhe për komentet negative, derisa tha se nuk e shqetësojnë më aspak.
“Ka pasur vite të tëra që nuk kam fjetur, nuk kam bërë gjumë, kam thënë ku po ju pengoj njerëzve. Por, gjithmonë ka paragjykime rreth profesionit, rreth orientimit seksual ju doket pikëpyetje, por tash po e jetoj jetën ashtu siç du, vishem qysh dua unë, por gjithmonë në nivel që kultura dhe edukata jem mos me shqetësu dikënd”, tha Bytyqi.