Insajderi
Showbiz

Me zërin që i dridhej, Sinan Hoxha kujton Shpatin në koncert

Insajderi
28 November 2025 - 23:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Me zërin që i dridhej, Sinan Hoxha kujton Shpatin në koncert
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Atmosfera festive e 28 Nëntorit këtë vit është shoqëruar me nota trishtimi për komunitetin artistik, pas ndarjes së parakohshme nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi.

Gjatë performancës së tij të fundit, Sinan Hoxha ka gjetur forcën për të bërë një homazh prekës për kolegun dhe mikun e tij të ngushtë. Me një fotografi të madhe të Shpatit të shfaqur në sfondin e skenës, Sinani ndërpreu për pak çaste muzikën për të kërkuar nga publiku 20 sekonda duartrokitje në nderim të tij.

Mes emocionesh të forta dhe me zërin që i dridhej, gati për të qarë, Sinani u shpreh:

“Koleg, mik i mrekullueshëm. Jeta vazhdon kështuqë… ju kërkoj shumë falje por ka qenë mik i ngushtë i joni. Kam dy ditë dhe nuk dija si do këndoja sonte, por ai siç ishte dhe vetëm qeshte non-stop.”

Në mbyllje të fjalës së tij, këngëtari bëri një lutje prekëse që përloti të pranishmit: “Lus Allahun e madh që ai të këndojë atje lart bashkë me engjëjt.”

Ky moment dëshmoi edhe një herë dhimbjen e madhe që ka lënë pas ikja e Shpatit, jo vetëm te familja, por edhe te kolegët që ndanë skenën me të për vite me radhë.

@anilabyku0 💔 #sinanhoxha #shpatkasapi #italy #milano #perte #vairal #vairal #fyy ♬ Si Zog Shqipe – MagNeti & Puntori


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark