Insajderi
Sport

Meçi i titullit të kampionit të botës në pesha të lehta, Davis e nokauton Martin

Insajderi
16 June 2024 - 12:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Meçi i titullit të kampionit të botës në pesha të lehta, Davis e nokauton Martin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Boksieri amerikan, Gervonta Davis, e ka nokautuar kundërshtarin e tij në raundin e tetë.

Ai me këtë rast e mposhti Frank Martinin, në luftën e vlefshme për titullin e botës në kategorinë e peshave të lehta WBA.

Kështu Davis, arriti që ta mbrojë këtë titull.

Ishte një goditje “uppercut” që e vendosi mbrëmjen në Las Vegas.

Boksieri Davis, i cili njihet edhe me nofkën “Tanku” arriti një rekord të fitoreve 30:0, prej tyre 28 me nokaut.

Derisa për Martinin ishte humbja e parë në 19 ndeshje profesionale gjatë karrierës së tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark