Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA raportoi se breshëria e parë e raketave balistike është nisur drejt Izraelit, duke cituar një burim të mirë-informuar iranian.
“Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike njoftoi se dhjetëra dronë dhe raketa u gjuajtën në territoret dhe pozicionet e pushtuara të regjimit zionist”, thuhet në raportim, përcjell Gazeta Insajderi.
Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Mohammad Reza Ashtiani lëshoi një paralajmërim të ashpër për çdo vend që lejon Izraelin të përdorë hapësirën ajrore ose territorin e tij për të sulmuar Iranin, përcjell Gazeta Insajderi
Sipas CNN, ai ka thënë se shtetet që e bëjnë një gjë të tillë do të përballen me një “përgjigje vendimtare” nga Irani.
“Çdo vend që hap hapësirën e tij ajrore ose tokën ndaj Izraelit për të sulmuar Iranin, do të marrë përgjigjen tonë vendimtare”, raportoi lajmi shtetëror IRNA, duke cituar Ashtianin. /Insajderi.org/