Insajderi
Botë

Mediat amerikane: Inteligjenca e SHBA-së ka informacione se ky shtet po përgatit armatim për t’i çuar Iranit

Insajderi
11 April 2026 - 10:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mediat amerikane: Inteligjenca e SHBA-së ka informacione se ky shtet po përgatit armatim për t’i çuar Iranit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Siç raportojnë mediat amerikane, inteligjenca e SHBA-së ka informacione se Kina po përgatitet t’i dorëzojë Iranit sisteme të reja të mbrojtjes ajrore brenda disa javëve të ardhshme.

Kështu ka raportuar CNN vonë të premten, duke cituar tre persona të njohur me vlerësimet e fundit të inteligjencës.

CNN ka raportuar se ka indikacione që Pekini po punon për të drejtuar dërgesat përmes vendeve të treta për të maskuar origjinën e tyre.

Sipas këtyre raportimeve, Pekini po përgatitet të transferojë sisteme raketash anti-ajrore me qitje nga krahrori të njohura si MANPAD.

SHBA-të dhe Irani do të zhvillojnë negociata të nivelit të lartë të shtunën në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, duke kërkuar mënyra për t’i dhënë fund luftës së tyre gjashtë-javore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark