Insajderi
Lajme

Mediat e huaja shkruajnë për arrestimin e 48 policëve në Kosovë

Insajderi
14 March 2022 - 20:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mediat e huaja shkruajnë për arrestimin e 48 policëve në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agjencia e lajmeve Reuters ka shkruar për arrestimin e 48 policëve në Kosovë, ku në mesin e tyre ishin edhe dy doganierë të cilët besohet se kanë marrë ryshfet për lejimin e hyrjeve së mallrave ilegale në vend.

Të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në më shumë se 400 raste në vepra kriminale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, thuhet tutje në shkrimin e Reuters.

Ndryshe ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës dhe është duke vazhduar ende.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark