Insajderi
Sport

Mediat spanjolle e konfirmojnë, “gjigantët” gjermanë gati thasët për Araujo

Insajderi
03 July 2024 - 15:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mediat spanjolle e konfirmojnë, “gjigantët” gjermanë gati thasët për Araujo
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mund të thuhet se pritet të jetë një nga afrimet më të bujshme të merkatos së verës. “Shtatlarti” uruguajan i mbrojtjes, Ronald Araujo duket të jetë shumë pranë kalimit te “Bavarezët” e Bayern Munich, me bordin gjermain, i cili është i mahnitur nga performancat e 24-vjeçarit, në fushën e blertë.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, nëse oferta e “gjigantëve” gjermanë është mbi 80 milionë euro, atëherë “Katalanasit” janë gati t’i japin “dritën jeshile” transferimit të uruguajanit, kjo pasi vështirësitë ekonomike e kanë bindur bordin që të heq dorë përfundimisht nga shërbimet e këtij të fundit.

Siç theksuam edhe më sipër, bordi i gjermanëve është i fiksuar pas Araujo dhe e vendosi në krye të listës së transferimeve të dimrit, por kapitali i kushtëzuar ia bëri të pamundur, sikurse refuzimi kategorik i kampionëve spanjollë që ta humbisnin në mes të sezonit qendrën e prapavijës së skuadrës së tyre. /i.m /abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark