Mediat turke: Arrestohen disa agjentë, në mesin e tyre një serb – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Mediat turke: Arrestohen disa agjentë, në mesin e tyre një serb

    Insajderi
    02 February 2016 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat turke kanë raportuar për arrestimin e disa agjentëve sekret serb dhe anglez në qytetin Dijarbakir në Turqi.

    Ky operacion i realizuar nga forcat e sigurisë ka rezultuar në arrestimin e agjentëve anglez dhe serb, raporton Takvim.

    Sipas raportimeve të para të medieve turke, bëhet fjalë për një numër të madh të agjentëve. Gjithnjë, ashtu siç është raportuar në mediat turke, prezenca e këtyre agjentëve ka qenë e lidhur afër me shkaktimin e parregullsive në mesin e njerëzve që jetojnë atje.

    Një tjetër informacion i medieve turke tregon se disa prej organizatave terroriste në Turqi kanë tentuar t’u dalin në ndihmë agjentëve, raporton Insajderi.

    Ndërkohë që ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse është arrestuar ndonjë agjent apo për gjendjen e tyre. /Insajderi

    https://www.youtube.com/watch?v=dWRqAL0_dS4

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark