Ish-komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan, ish- gjenerali amerikan John Campbell, ishte ” truri përpjekjes së dështuar për grusht shtet në Turqi”!
“Gjenerali ishte një nga udhëheqësit që organizuan Ushtrinë për grusht shteti në Turqi”, shkruan gazeta “Yeni Safak” në gjuhën angleze .
Kjo gazetë është e njohur për besnikëri ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan që ka qenë edhe cak i puçit.
Gazeta më tej shkruan se Campbell ka pasur disa transaksione të dyshimta që kanë mbështetur grusht -shtetin. Ai, sipas gazetës, ka qenë në dy vizita të fshehta në Turqi në muajin maj, ndërsa si fajtor kryesor cilësohet si dhe më parë, Fethullah Guleni që jeton në SHBA.