Arrestimi i djeshëm i shtetasit të Kosovës, Hilmi Kelmendi në Serbi, është bërë lajm ndërkombëtar. Televizioni britanik Sy News ma shkruar rreth këtij rasti.
Ajo shkruan se shtetasit kosovarë janë paralajmëruar që t’i shmangen sa më shumë udhëtimit nëpër Serbi, për shkak se mund të ndodh ndonjë arrestim.
Ministria e Jashtme e Kosovës ka thënë se akti i fundit ndodhi të premten derisa policia serbe arrestoi shtetasin e Kosovës, Hilmi Kelmendi, gjersa po udhëtonte në Gjermani.
36-vjeçari u arrestua në bazë të një urdhri të gjykatës për dyshimin se kanë kryer krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në luftën e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i Ministrisë së Brendshme në Beograd, shkruan Sky News.
Ky arrestim vjen pasi policia serbe të njëjtën gjë bëri edhe me Drejtorin e Policisë së Kosovës në zonën veriore të Mitrovicës, Nehat Thaçin i cili kaloi po ashtu përmes këtij vendi në fund të shtatorit, shkruan Klan Kosova.
Ministria e Jashtme e Kosovës, ka bërë thirrje tashmë për të gjithë qytetarët të cilët për çfarë do arsye zgjedhin Serbinë si vend transit, le t’i shmangen sa më shumë të jetë e mundur në muajt e ardhshëm.
“Ky arrestim është i papranueshëm dhe rrezikon shumë procese të arritura gjatë dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, shkruan Sky News.