Insajderi
Botë

Mediumi britanik: Trump urdhëron planifikimin e pushtimit të Grenlandës

Insajderi
11 January 2026 - 16:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mediumi britanik: Trump urdhëron planifikimin e pushtimit të Grenlandës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar komandantët e forcave speciale që të hartojnë një plan për pushimin e mundshëm të Grenlandës.

Kështu ka raportuar gjatë së dielës e përditshmja Daily Mail. Sipas këtij raportimi, pretendohet se ky veprim po has në rezistencë të fortë nga figura të larta ushtarake amerikane.

Sipas Daily Mail, këshilltarët më të ashpër politikë rreth presidentit, të udhëhequr nga këshilltari Stephen Miller, ndihen të nxitur pas suksesit të operacionit ushtarak për kapjen e liderit të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe duan të veprojnë shpejt për të “zënë ishullin para se Rusia ose Kina të ndërmarrin një hap të tillë”.

Megjithatë, Shefat e Përbashkët të Shtabit të Ushtrisë amerikane po kundërshtojnë planin, duke thënë se një invazion i tillë do të ishte i paligjshëm dhe pa mbështetjen e Kongresit, gjë që sipas tyre e bën të parealizueshëm. Ushtarakët po përpiqen ta largojnë fokusin e Trumpit te masa më pak kontraverse, siç është ndërprerja e anijeve “fantazmë” ruse ose edhe një goditje ndaj Iranit.

Diplomatë britanikë kanë thënë se Trump mund të jetë gjithashtu i motivuar për të zhvendosur vëmendjen e votuesve amerikanë nga performanca e ekonomisë para zgjedhjeve mes-mandatesh, ku ai mund të humbasë kontrollin e Kongresit.

Sipas Daily Mail, disa skenarë të shprehura në kanale diplomatike përfshijnë përdorimin e forcës ose “coercion politik” për të prishur lidhjet midis Grenlandës dhe Danimarkës. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark