×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mediumi izraelit: Avionët amerikanë dhe britanikë po i rrëzojnë dronët e Iranit

    Insajderi
    14 April 2024 - 00:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë kanë filluar t’i sulmojnë dronët që janë nisur nga Irani për në drejtim të Izraelit.

    Kështu po raporton mediumi izraelit ‘Israeli Channel 12’, përcjell Gazeta Insajderi.

    Sipas këtij mediumi, marina franceze gjithashtu është vënë në gatishmëri të plotë dhe ka anije në rajon që janë gati të rrëzojnë dronët iranianë.

    Besohet se mbi 100 dronë janë nisur nga Irani për të sulmuar Izraelin.

    Sipas CNN, sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane në Lindjen e Mesme kanë kapur dronët iranianë, që citojnë dy zyrtarë amerikanë.

    Burimet nuk specifikuan se si SHBA i përgjuan dronët dhe ku. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark