×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Mediumi serb: Njërit të arrestuar për sulm ndaj gazetarëve në veri i është caktuar masa e paraburgimit

    Insajderi
    18 June 2023 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbit Nemanja Vllaskoviq, që u arrestua këtë javë nën dyshime për sulm ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

    Avokati i Vllaskoviqit, Predrag Milkoviq, ka thënë se klientit të tij i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa ka thënë se ai është dërguar në qendrën e paraburgimit në Podujevë, raporton Kossev.

    Vlaskoviq është arrestuar në Leposaviq dy ditë më parë, nën dyshimin për sulm ndaj gazetarëve më 29 maj.

    Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, kishte postuar një foto me maskë që tha se është Vllaskoviqi. Avokati i të arrestuarit e mohon këtë.

    “Ai nuk është ai personi me kapelë, kjo është e vërteta. N.V. qëndron diku në rreshtin e shtatë apo tetë. Ai nuk është sulmues i gazetarëve në asnjë mënyrë, sipas dëshmive tona as që mund të jetë”, tha Milkoviq.

    Milkoviq tha se do të dorëzojë provat në gjykatë e po ashtu edhe foton e do të kërkojë lirimin e tij.

    Vllashkoviq akuzohet për “shkatërrim ose dëmtim të pronës, nxitje të urrejtjes dhe intolerancës racore, e po ashtu pjesëmarrje në huliganizëm”.

    Janë regjistruar mbi 30 sulme në veri të Kosovës ndaj gazetarëve kosovarë në tri javët e fundit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark