Insajderi
Hulumtime/Analiza

“Medplus” futet sërish në Listën e Zezë për mashtrim dhe falsifikim, OSHP e quan recidivist

Insajderi
18 August 2025 - 19:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Medplus” futet sërish në Listën e Zezë për mashtrim dhe falsifikim, OSHP e quan recidivist
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania “Medplus” që drejtohet nga Jeton Prenaj është përjashtuar nga pjesëmarrja në aktivitete e prokurimit publik të Kosovës për shkak se është zënë duke mashtruar dhe falsifikuar dokumentet e kërkuara në thirrjen për furnizim me barna në QKMF në Pejë. Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim të fus në listë të zezë “Medplus” për një periudhë prej një vjeçare, shkruan Insajderi.

Sipas vendimit të OSHP’së, kjo kompani po akuzohet për manipulim me katalogun e produkteve të ofruara në tenderin për furnizim me barna dhe materiale shpenzuese mjekësore për barnatoret pranë QKMF-së në Pejë.

Sipas panelit shqyrtues të OSHP-së, kompania Medplus ka paraqitur një katalog të ndryshuar të produkteve në ofertën e saj, i cili nuk përputhej me katalogun origjinal të prodhuesit AC-MED. Kjo u verifikua edhe përmes kontrollit të QR Code-ve të produkteve, ku u vërtetua që në katalogun e paraqitur kishte ndryshime të qëllimshme dhe manipulime.

Për këtë arsye, OSHP vendosi që Medplus të diskualifikohet nga ky prokurim dhe gjithashtu të përjashtohet nga pjesëmarrja në prokurime publike për një periudhë gjashtëmuajshe, e cila është rritur në një vit për shkak se kompania ka përsëritur shkeljet ligjore të prokurimit duke e cilësuar si “Recidivizëm”.

Edhe një vit më parë OSHP kishte miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për diskualifikimin e operatorit ekonomik “Med Plus SH.P.K.” nga pjesëmarrja në prokurimet publike. Diskualifikimi i kompanisë erdhi si pasojë e mashtrimit dhe falsifikimit në tenderin për furnizim me material shpenzues medicinal nga LE.

Gazeta Insajderi kishte raportuar lidhur me këtë rast:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark