Lionel Messi ka shënuar golin e dytë personal dhe të dytën e Argjentinës në ndeshjen përballë Austrisë, të vlefshme për Kupën e Botës.
Messi vulosi takimin në minutën e katërt shtesë të ndeshjes, falë insistimit të tij që ta gjejë portën, pavarësisht se një gjuajtje e tij iu prit nga Xaver Schlager, shkruan Insajderi.
Sulmuesi argjentinas ka shënuar pesë gola në Kupën e Botës, po aq sa ka shënuar edhe Argjentina gjatë Botërorit 2026.
Messi shkon në kuotën e 18 golave, duke krijuar hapësirë edhe më shumë për golashënuesin më të mirë të Kupës së Botës. /Insajderi.org/
Messi has scored his second goal 😭😭😭😭❤️ pic.twitter.com/WtU3DlLjys
— AM☬ (@AbsoluteMxssi) June 22, 2026