Insajderi
Lajme

Mefail Bajqinovci: Qeveria Kurti 3 bëhet javën e ardhshme, besoj

Insajderi
16 October 2025 - 16:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mefail Bajqinovci: Qeveria Kurti 3 bëhet javën e ardhshme, besoj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria Kurti III bëhet “javën e ardhshme, besoj”, tha Mefail Bajqinovci i Vetëvendosjes.

Bajqinovci tha se “VV nuk zhagit” dhe se do ta bëjë qeveri “me Nismën dhe disa deputetë të caktuar”.“Nuk dihet s’kemi konfirmim por shumë shpejt, java e ardhshme besoj se s’kemi kur tjetër, deri në të dielën e ardhshme e kemi afatin, mbetet në diskrecion të kryeministrit se kur do të na tregojë t’i bëjmë përgatitjet për seancën solemne”, shton Bajqinovci për Gazetën Blic.

“Është në diskrecion të mandatarit Albin Kurti, i cili do të vazhdojë bisedimet. Opozita dhe deputetët të mos e çojnë vendin në zgjedhje për teke dhe të vazhdohet me qeverisje”, ka theksuar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark