Insajderi
Insajderi

Mefi reagon ashpër ndaj opozitës: Iu ka humbur koncentrimi

Insajderi
08 October 2022 - 17:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mefi reagon ashpër ndaj opozitës: Iu ka humbur koncentrimi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka dalë me një deklaratë ku kritikon opozitën. Sipas tij të njëjtit kanë humbur koncentrimin.

Ai thotë se derisa opozita thotë se ka merita për liberalizimin e vizave nëse ndodh, tash po e akuzojnë kryeministrin Kurti se po e negocion këtë proces me themelimin e Asociacionit.

“Filluan shqetësimet e opozitës për liberalizimin e vizave. Njëherë thonë se është meritë e të gjithëve, e sidomos e opozitës. Tash po thonë se Albini ka hyrë në negociata për asociacionin në këmbim të liberalizimit të vizave. Opozitës i ka humbur koncentrimi. S’po mund të zënë vend askund. Pse e kanë këtë siklet, ata e dinë më mirë!”, ka shkruar Bajqinovci.

Ai ka ironizuar edhe për festimet e mëhershme të liberalizimit të vizave pa ndodhur ky proces.

“Ani pse liberalizimi dhe shampanja ka ndodhur pardje”, shkruan Bajqinovci.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark